Lajme Arkiva – TV Klan 2003

Me sëpatë i jep fund grindjes disa vjeçare. Varfëria, por dhe fati i vajzës që përfundoi prostitutë ka qenë shkaku i krimit më të fundit brenda familjes. Bashkëshortja M. Nallbati nga Bilishti, ka qëlluar burrin e saj me sëpatë Petrit Nallbatin, paraditen e së shtunës. Gjendja shëndetësore e 40-vjeçares ka qenë depresive.

Prej kohësh mes këtij çifti ka pasur mosmarrëveshje dhe akuza të ndërsjellta, mbi trafikimin e vajzës së tyre 22-vjeçare për në Itali. Para se të dalë me veglat e punës për të nxjerrë rërë nga lumi Devoll, Petriti është qëlluar nga e shoqja, ku më pas alarmi është vënë nga fqinjët.

Ekspertët dhe hetuesit kanë marrë në pyetje djalin e çiftit Nallbati, njëkohësisht dhe fqinjët e tyre, ndërkohë që gruaja eksekutore gjendet në komisariatin e qytetit./tvklan.al

Gazetare – Holta Zhiti