Mesfushori Kristjan Asllani ishte ndër më të dalluarit tek Interi në fitoren 3-0 kundër Las Palmas. Shqiptari qëndroi në fushë për 82 minuta, teksa u vlerësua me notën 7.3.

Një sukses që kënaq 22-vjeçarin, i cili u shfaq i karikuar dhe motivuar për atë që do dhurojë sezoni i ri.

Kristjan Asllani, futbollist i Interit: Është normale për të bërë më shumë kilometra në fushën e lojës. Nëse kjo vjen shoqërohet me fitore është gjithmonë më mirë. Lojtarët e rinj po përshtaten shumë mirë, do të përpiqemi të rikonfirmojmë veten. Jemi një ekip i madh dhe duhet të synojmë të gjitha objektivat. Ishte shumë emocionuese të dalim me dy yje në fanellë dhe mezi presim të luajtur në “San Siro” për të gjithë tifozët tonë.

Asllani pritet të jetë një kandidat i fortë për të marrë fanellë titullari në sezonin 2024-2025. Edicionin e shkuar, mesfushori 22-vjeçar luajti në total 30 ndeshje duke shënuar 1 herë dhe asistuar në 2 raste.

Klan News