Presidenti i Republikës së Serbisë, Aleksandar Vuçiç, do të presë në Beograd presidentin e Francës, Emmanuel Macron në datat 29 dhe 30 Gusht.

I pyetur për statusin e kontratës për shitjen në Serbi të avionëve ushtarake francezë, Macron u përgjigj se shkon në Beograd për të finalizuar negociatat.

Blerja e avionëve Rafale do të jetë blerja më e madhe nga buxheti i ushtrisë serbe, “në një vlerë prej 3 miliardë eurosh”.

Njohësit e situatës në Serbi thonë fokusi i vizitës se Macron është jo vetëm në planin ushtarak, por edhe atë ekonomik.

Pjese e diskutimeve është edhe Kosova me Francën që ka kritikuar veprimet e njëanshme të qeverisë Kurti.

Klan News