Shqipëria nuk është në krizë ekonomike. Pas deklarata të kryeministrit Berisha apo zyrtarëve të tjerë, konfirmimi vjen edhe nga FMN, përfaqësues i të cilit në vendin tonë thotë se ekonomia shqiptare nuk është në krizë dhe se rritja ekonomike do të vazhdojë edhe gjatë 2009.

Gerwin Bell: “Unë nuk mendoj se Shqipëria është në krizë. Shqipërisë do t’i duhet të përballet me një ngadalësim dhe politika duhet t’i përshtaten kësaj. Një situatë krize do të ndihej shumë më shumë fort se kjo që ne po parashikojmë. Ju do të keni një ngadalësim, do të krijohen më pak vende pune, do të ketë më pak investime dhe në përgjithësi do të jetë më e vështirë për të marrë kredi. Por në përgjithësi do të ketë një ekonomi që funksionon normalisht, do të jetë më e vështirë, por nuk po parashikojmë krizë. Është e rëndësishme të nënvizohet se Shqipëria është e rritur më shumë se vendet e tjera në 10 vitet e fundit kur kushtet ishin të mira. Ne mendojmë se Shqipëria do të ecë më mirë se vendet e tjera  në rajon edhe tani që kushtet janë të këqija. Shqipëria është në një dispozicion disi më të mirë se të tjerët për shkak të disa politikave të mëparshme dhe veçanërisht me programin që ne kemi patur me Shqipërinë.”

FMN vlerëson politikën e kujdesshme dhe të ndjekur nga qeveria e cila ka garantuar rritjen ekonomike dhe stabilitetin makroekonomik. Gjithsesi këtë vit të ardhurat në buxhet mund të tkurren tha zoti Bell dhe në kompensim qeveria duhet të vërë në shfrytëzim fondin e kontigjencës.

Gerwin Bell: “Ne parashikojmë mundësinë e taksave më të ulëta indirekte, por edhe të ardhura më të ulëta nga tatimi mbi të ardhurat personale në rast se papunësia do të rritej. Gjëja e rëndësishme është se kjo nuk do ta gjejë buxhetin të pa përgatitur, buxheti ka shpenzime kontingjente në masën 2% të PBB në rast se ka një mosrealizim të ardhurash deri në 2% të PBB dhe ne nuk mendojmë se do të ketë një mos realizim më të madh , ky mund të përballohet nga buxheti thjesht duke mos i shpenzuar këto kontigjenca.”

Zoti Bell e shikon dobësimin e lekut si një faktor që mund të ketë edhe efekte pozitive duke rritur eksportin dhe nxitur prodhimin vendas./tvklan.al

Gazetar: Fjorald Zguro