Anton Gurakuqi: “Dokumentacioni paraqitur nga Ndoka dhe servilët e tij nuk arriti dot as që të depozitohet në gjykatë. Pasi gjykata kur u njoh me dokumentet e paraqitur nga ana e komisionit kombëtar të garancive statuore të Partisë Demokristiane, e pa të arsyeshme të mos e marrë në shqyrtim dokumentacionin e Ndokës. Partia Demokristiane deklaron, se ky është një dështim  e turp e ish-kryetarit Ndoka dhe i disa drejtorëve të ministrisë së shëndetësisë, të cilët edhe kësaj here bënë përpjekje për të vënë në lëvizje fenomenin Ndoka dhe për ta përdorur dhe në organet e drejtësisë.”/tvklan.al