Qeveria miratoi rritjen e fondit të ndihmës ekonomike me 150 milion lekë. Propozimi është i ministrisë së Punës dhe Çështjeve sociale me qëllim rritjen e masës së përfitimit të ndihmës ekonomike nga familjet në nevojë.

Efektet financiare që rrjedhin nga zbatimi i këtij, do të përballohen nga fondi i kontigjencës, miratuar në buxhetin e shtetit të vitit 2008. Do të jetë ministria e Financave, ajo e punës, por edhe njësitë e qeverisjes vendore që do të monitorojnë hap pas hapi zbatimin e këtij vendimi.

Efektet financiare të tij që do të fillojnë menjëherë pas botimit në fletoren zyrtare, do të shtrihen prej datës 1 korrik 2008./tvklan.al

Gazetare: Menada Zaimi