Lajme Arkiva – TV Klan 2004

Përfaqësuesi i sekretarit të përgjithshëm të OKB-së dhe kryeadministratori i Kosovës Harri Holker, mbërriti sot në Tiranë me ftesë të Presidentit të Republikës Alfred Moisiu. Kreu i shtetit vlerësoi hapat përpara të Kosovës dhe rolin dhe angazhimin ndërkombëtar atje. Presidenti Moisiu u shpreh, se Shqipëria inkurajon përpjekjet e UMNIK-ut, për inkurajimin sa më shumë të kompetencave të tij, autoriteteve të zgjedhura vendore.

Presidenti Alfred Moisiu:- “Ne velerësojmë kërkesat e bashkësisë ndërkombëtare për standardet dhe filimin e bisedimeve për përcaktimin e statusit përfundimtar në mesin e vitit 2005. Shqipëria është e bindur, se e ardhmja e Kosovës do të përcaktohet nga vetë qytetarët e saj, me vullnetin e tyre të lirë dhe me mirëkuptim me faktorin ndërkombëtar”.

Ndërsa kryeadministratori i Kosovës Harri Holker, u shpreh se rezoluta 12/44 e OKB-së thotë qartë, se është vullneti vetvendosës i kosovarëve që do të vendosë për fatin e tyre, por si do që të jenë vendimet për statusin përfundimtar, ato do të kenë një rrugë të vetme dhe ajo është rruga për në Europë, bashkë me përfaqësues të tjerë të Ballkanit Perëndimor, tha Holker.

Pas takimitnë selinë e qeverisë, kryeministri Nano përmendi si arritje nënshkrimin e marrëveshjes, për mbrojtjen dhe garantimin reciprok të investimeve ditën e enjte. Kjo marrëveshje do të mbështesë zbatimin më të mirë të marrëveshjes së tregtisë së lirë. Kryeministri e vuri theksin në disa nga pikat më të rëndësishme të takimit.

Fatos Nano:- “Të zbatohet plotësisht rezoluta 12/44 e Këshillit5 të Sigurimit të OKB-së, që të gjejë zbatim të frytshëm plani i standardeve për Kosovën në 18 muajt që vijojnë, për të nxitur akoma më shumë stabilitetin dhe bashkëpunimin rajonal”.

Kryeadministratori i Kosovës u hpreh se disa nga çështjet më me rëndësi për të konkluduar është dialogu midis Prishtinës e Beogradit, lufta ndaj krimit të organizuar, bashkëpunimi ekonomik, bashkëpunimi policor etj. Zoti Holker u prit në një takim edhe nga ambasadori i OSBE-së në Tiranë, Osmo Lipponen./tvklan.al

Gazetare – Danjela Kostandini