Sali Berisha: “KESH-i ka zbatuar me rigorozitet direktivën e qeverisë për importin e sasive maksimale të mundshme në mënyrë që të shkëputemi nga praktika ndëshkuese e ndërprerjes së energjisë elektrike. Qeveria ka vendosur t’i akordojë KESH-it edhe 26 milionë euro subvencion dhe kredi për të bërë importe të tjera. Dua të informoj qytetarët se vjet gjatë dimrit pavarësisht nga reshjet ne kemi importuar, kemi ruajtur dhe faktikisht ai import dhe ky regjim importi bëri që këtë vit të mos ketë ndërprerje të programuara. Janë prodhuar 11 milion. Janë importuar 8 milion. Mund të them se në vitin 2008 ne hyjmë në rrugën e sigurisë së furnizimit me energji elektrike. Kjo rrugë përforcohet me ndërtimin e TEC-it në Vlorë. Nuk është se zgjidhet, por përforcohet dhe vullneti ynë është import në të gjithë sasinë e nevojshme për qytetarët”./tvklan.al