Kryeministri Sali Berisha ka takuar para nisjes së Lojërave Olimpike sportistët shqiptarë. Berisha ka përfituar nga rasti t’i japë edhe një herë zemër përfaqësuesve të Shqipërisë në Pekin 2008, gjatë pritjes së dhënë në ambasadën tonë atje. Në takim ishte i pranishëm edhe ministri i Sporteve Ylli Pango, i dërguari ynë në Kinë Maxhun Peka dhe shqiptar me banim në vendin aziatik.

Kreu i qeverisë theksoi se e gjithë Shqipëria e ka mendjen te sportistët duke i quajtur ata frymëzim për brezat e rinj.

Sali Berisha: “Olimpiadat kanë pushtuar më shuam se të gjitha veprimtaritë e tjera mendjen dhe zemrën e njerëzve në të katërta anët e planetit. Të gjithë shqiptarët presin medalje në gjokset tuaja dhe un kam bindje të thellë se ju i meritoni ato.”

Kryeministri Sali Berisha i cili do të jetë i pranishëm në ceremoninë e hapjes së lojërave i premtoi olimpistëve tanë se do t’i vizitojë edhe në kampion stërvitor./tvklan.al

Gazetar: Endrit Sauku