Lajme Arkiva 2003

Kryeministri Fatos Nano është ndalur sot në familjen e Vullnet Bytyçit, i cili është vrarë disa ditë më parë në afërsi të Kosturit në Greqi.

Shefi i qeverisë i shprehu Vullnet Bytyqit ngushëllime dhe keqardhje edhe në emër të Ministrit të Jashtëm grek si edhe angazhimin për të ndëshkuar fajtorët.

Mesa duket në Ballkan enden akoma njerëz që e kanë këmbëzën e lehtë. Dua t’ju siguroj që ju nuk jeni të vetëm tha kryeministri Fatos Nano.

Kryeministri u bëri të ditur familjarëve të Vullnet Bytyçit se ka ngarkuar pushtetarët vendor që të ndërmarrë hapa konkret për ti ardhur në ndihmë kësaj familje .

Babai i vullnet Bytyçit i shprehu kryeministrit Nano falenderime për këtë vizitë dhe për vëmendjen që i kushtoi dhimbjes së familjes së tij.

Shefi i qeverisë ka vijuar takimet elektorale në Kukës dhe Has duke sjellë “sihariqin” që nesër këshilli kombëtar i rrugëve do të sjellë studimin tashmë të përfunduar në ndërtimin e rrugës Durrës- Kukës- Prishtinë, si edhe do të vendosë fillimin e punëve në segmentin e tij të parë.

Përpara 6 viteve kur ju na besuat me votën tuaj dhe ne erdhëm në pushtet Shqipëria kishte vetëm 5 kilometra autostradë.

Fatos Nano: Fakti i Kukësit dhe i Hasit është në dorën tuaj. Me votën 12 tetorit angazhimi i qeverisë në tiranë për të ndihmuar dhe mbështetur ju garantohet drejtpërdrejt prej meje. Por ne duam që autoritetet vendore që janë sot të bashkëpunojnë dhe të zbatojnë projekte dhe të investojnë paratë buxhetit vendor dhe qendror në të mirën tuaj./tvklan.al