Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka vlerësuar si të suksesshme punën e Qeverisë së gjatë vitit 2008. Duke folur në mbledhjen e kabinetit te tij, ai e konsideroi 2008, si vitin më të rëndësishëm për popullin shqiptar të Kosovës, ku vuri në dukje rezultatet e luftës antikorrupsion dhe rritjen e besimit të popullit tek institucionet  e vendit.

Hashim Thaçi: “Është bërë një punë e jashtëzakonshme, një punë që po përshëndetet dhe po rritet besimi i qytetarëve çdo herë e më tepër për institucionet e republikës së Kosovës dhe qytetarët e vlerësojnë dhe betejën tonë të jashtëzakonshme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe tash kemi vendin tonë, vendin e fundit sa i përket korrupsionit dhe krimit të organizuar të renditur në listën e vendeve të rajonit. Pra ky sukses, ky progres që i takon institucioneve të republikës së Kosovës para së gjithash është ko0ntribut i jashtëzakonshëm dhe vlerësim për vet popullin tonë.

Kryeministri foli edhe për misionin e kombeve te bashkuara UNMIK dhe rezolutën 12 44, ndërsa garantoi edhe njëherë bashkëpunimin për misionin EULEX.

Hashim Thaçi: “UNMIK-u është përfundimisht në ikje, EULEX është në shtrirje sipër dhe ne do të bashkëpunojmë ngushtë me autoritetet e EULEX-it, por edhe rezoluta 12 44 në fakt është në përfundim e sipër të autoritetit që e ka pasur Kosova e ka dokumentin e presidentit Ahtisari, e ka kushtetutën e republikës së vet, kushtetutë të cilën ne si institucione do ta respektojmë në përpikmëri.”

Në këtë mbledhje, qeveria e Kosovës miratoi strategjinë  legjislative për vitin e ardhshëm./tvklan.al