Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Të rinjtë e rreth 250 organizatave rinore shqiptare së bashku me Kryeministrin Majko dhe Ministrat Milo e Poçi kanë diskutuar sot në një takim në QNK për krijimin e një strategjie për shtresën më potente të shoqërisë shqiptare. Diskutimi është përqëndruar në mbështetjen që duhet të ofrojë Qeveria në përkrahje të këtyre organizatave si dhe bashkëpunimi i ndërsjelltë midis tyre.

Gjendja e sotme e rinise shqiptare është theksuar nga të rinjtë në takim është më keq se në vitin 1991. Sipas tyre i vetmi fajtor për këtë është politika shqiptare. Duke ju drejtuar kryeministrit Majko ata ngritën pyetjen, se a është ai në gjendje të çoj Shqipërinë drejt vitit 2000? Në emër të Qeverisë Shqiptare tha Majko ofroj garanci të plota dhe formale për seriozitetin me të cilin ekzekutivi shqiptar ndjek dhe programon strategjitë jo vetëm për shoqërinë shqiptare por dhe për ju në veçanti.

Ne do të vazhdojmë të demonstrojmë vullnetin tonë të plotë për të fituar sfidën e ndërtimit të Shqipërisë normale, një sfidë që nuk ka filluar me ne dhe që nuk do ta ketë fundin po tek ne, ka theksuar Majko. Takimi i sotëm është zhvilluar vetëm pak orë para Kongresit të Partisë Socialiste.

Kryeministri dhe ministrat që merrnin pjesë në takim, premtuan mundësimin e krijimit të një Federate Rinore dhe mbështetjen e Kabinetit Majko për spektrin e veprimtarive rinore në Shqipëri./tvklan.al

Gazetare – Ornela Bego