Lajme Arkiva 2003

Jemi te restorant “Ujvara” ku rreth 2 orë e 30 minuta më parë është zhvilluar një takim mes kryetarit të Partisë Socialiste Fatos Nano dhe kryetarit të Partisë Demokratike të reformuar Genc Pollo. Është një takim i zhvilluar në fshehtësi.

Askush nuk e ka ditur, por kjo është vërtetuar  nga burime të afërta të Televizionit Klan, por edhe nga qarqe të tjera të mediave shqiptare. Është vërtetuar se të dy kanë biseduar në këtë restorant apo kanë pirë, për një periudhë të shkurtër kohore.

Të dy personazhet kanë dalë nga ky restorant, nga kjo piceri dhe asnjëri prej tyre nuk është prononcuar për mediat, nuk ka dashur më saktë të prononcohet.

Por ajo që duhet të themi është se takimi i tyre është zhvilluar një ditë pasi në parlament do të diskutohet dhe do të kalojë dekreti i presidentit Moisiu mbi dy emrat vakant në qeverinë e zotit Nano.

Kryetari i Partisë Demokrate të reformuar Genc Pollo ka konfirmuar jashtë kamerave një takim me kryetarin e Partisë Socialiste Fatos Nano duke thënë se ka diskutua rreth zhvillimeve më të fundit dhe situatës politike në vend.

Sipas Pollos ky takim në restorant “Ujvara”  është bërë në kuadër të takimeve të shumta që ai ka patur këto ditë me faktorë të ndryshëm të politikës shqiptare, përfshi këtu edhe korrente të ndryshme në Partinë Socialiste./tvklan.al