Turi “Shqipëria po ndryshon” është zhvendosur në Peqin, një investim mjaft i rëndësishëm për infrastrukturën rrugore është mbyllur në këtë zonë, rruga Pajov-Belsh, një investim i buxhetit të shtetit prej 328 milion lekësh. Rruga ka standardet më të mira ndërkombëtare 15 km i gjatë dhe me dy korsi.

Sali Berisha: “Ju premtoj ju, fermerëve të Peqinit dhe të Qarkut të Elbasanit dhe të mbarë Shqipërisë se 4 vite të tjera të mandatit tonë të dytë, këto investime do të trefishohen dhe se në rast se ne në këtë mandat ia dolëm të lidhim në rrethin tuaj çdo qendër komune me akset kombëtare me rrugë të asfaltuara, mandatin tjetër çdo fshat të madh të kësaj komune do e lidhim me rrugë të asfaltuara me qendrën e komunës. Janë dhjetëra e dhjetëra projekte tjera në rrugët e këtij qarku, në shkollat e këtij qarku, në kanalizimet, në pritat dhe mbrojtjen nga përmbytjet, në kanalet vaditëse.”

Kryetari i qeverisë ftoj banorët e kësaj zone ta votë-besojnë për një mandat të dytë. Në 1 maj të këtij viti pensionistëve në fshat do tu dyfishohet pensioni që kanë marrë në vitin 2005. Kryetari i qeverisë garantoi që ky është veçse hapi i parë drejt barazimit të pensioneve me ato të qytetit./tvklan.al

Gazetare: Menada Zaimi