Lajme Arkiva – TV Klan 2000

Brenda 27 Tetorit në të gjithë Shqipërinë, do të mblidhen këshillat e rinj bashkiak, në bazë të rezultateve të zgjedhjeve lokale. Kryesia socialiste ka diskutuar mbi administrimin e fitores socialiste, në pjesën më të madhe të komunave dhe bashkive. Kryetari Nano, ka kërkuar angazhimin e të gjitha strukturave partiake, për realizimin në praktikë, të projekteve që iu premtuan socialistët zgjedhësve.

Krahas bashkive, për herë të parë pushtetit lokal në Shqipëri, do t’i shtohen edhe këshillat e qarqeve. Këto këshilla do të krijohen në 12 zona, Berat, Fier, Elbasan, Korçë, Kukës, Shkodër, Tiranë, Durrës, Vlorë, Gjirokastër, Dibër dhe Lezhë./tvklan.al

Gazetar – Vladimir Lame