Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Socialistët kanë nisur të riaktivizojnë marrëdhëniet me aleatët në koalicion në prag të zgjedhjeve parlamentare. Në selinë rozë, kryesocialisti Nano, ka diskutuar me drejtuesit aleancistë Imami e Demeti, bashkëpunimin në këto zgjedhje. Aleancistët kanë hedhur idenë e një shtabi të përbashkët elektoral, ndërsa pas takimit Imami u shpreh:

Arben Imami:- “Ka ardhur momenti të mendojmë për zgjedhjet e ardhshme, ne besojmë që koalicioni ka dhënë stabilitet vendit, ka bërë më shumë mirë se sa keq në Shqipëri në këto katër vjet. Ndërkohë që ka forca të tjera politike që ka bërë shumë më tepër keq se sa mirë dhe duhet menduar që sot për zgjedhjet e ardhshme në mënyrë që në një kohë të arsyeshme të kemi propozimet e duhura, që duhet të vijnë së pari nga PS që është edhe forca më e madhe e këtij koalicioni”./tvklan.al

Gazetar – Vladimir Lame