Gjykata e Faktit në Tiranë ka dhënë gjatë një viti vendime për rreth 6000 çështje penale dhe civile. Me një numër shifrash ka filluar kryetari i kësaj gjykate Sokol Çomo analizën për punën e vitit 2002 të këtij institucioni duke e ballafaquar secilin gjyqtar me numrin  e vendimeve të kthyera mbrapsh, apo të prishura në gjykatën e Apelit.

Vetëm 63% e vendimeve të dhëna janë lënë në fuqi ndërsa pjesa tjetër është ndryshuar, kthyer mbrapsh apo hedhur poshtë në nivelet më të larta të drejtësisë si Gjykata e Apelit dhe Gjykata e Lartë.

Në konkluzionet e analizës kryetari Çomo ka cilësuar se në lidhje me çështjet civile ka mosrespektim të rregullave të gjykimit të përcaktuara në kodin e procedurës civile dhe ka tërhequr vëmendjen që gjyqtarët të bëjnë më shumë punë në lidhje me njohjen dhe zbatimin e këtij kodi.

Nga ana e gjyqtarëve është kërkuar vendosja e disa ndihmësve juridik si dhe shtimi i forcave për togën e shoqërimit pasi mjaft gjyqe shtyhen për shkak të mungesës së efektivave dhe mjeteve blu që bëjnë shoqërimi  e të burgosurve./tvklan.al