Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka nisur turin elektoral në veri të vendit, në Maqellar, Peshkopi dhe Burrel. Kandidatët demokrat i premtuan qytetarëve do të plotësojnë kushtet minimale të jetesës, drita, ujë dhe infrastrukturë, gjithashtu do të krijojnë mundësi në ndihmë të biznesit të vogël, në mënyrë rritjen ekonomike. Më pas e ka marrë fjalën kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, i cili i ka ftuar të gjithë tubuesit të votojnë Partinë Demokratike, pasi me të i jepet fund varfërisë, mjerimit dhe dinjitetit të nëpërkëmbur. Në epiqëndër të fjalës së tij Berisha ka pasur qeverisjen socialiste, që sipas tij në Shqipëri egziston sistemi i korrupsionit.

Sali Berisha: “Me 12 Tetor ju votoni kundër arkitektit të sistemit të korrupsionit, kryeministrit kondrabandist Fatos Nano. Voto për ndryshimin e madh, ndryshimin e shumëpritur të mbarë shqipërisë”.

Taksat që vjedh qeveria, ka vijuar Berisha, nuk përdoren për vënde pune, ujësjellësa, kanalizime, ujë dhe drita, por për pushimet e qeveritarëve dhe shëtitjet e tyre, pasi paratë janë të taksapaguesve Shqiptarë dhe jo të shtetit, ka përfunduar ai./tvklan.al