Komisioni parlamentar i ligjeve i ktheu sot për riformulim Këshillit të Ministrave, projektligjin për Gjykatat e Krimeve të Rënda. Vërejtja për riorganizim të kësaj strukture e cila pritet të dënonte profesionalisht krimet e rënda, nga kryetari Braho është komentuar:

“Duke qënë se kjo strukturë e rëndësishme e sistemit gjyqësor do të fillojë punë vitin që vjen, të vijë me një projektligj të rregullt, duke patur parasysh që të ndreqen ato vërejtje që kanë bërë institucione të tjera të organeve të drejtësisë”.

Ndërësa rritja në masën 40% të pagave të punonjësve të drejtësisë, po sipas Brahos do ti shërbejë këtij sistemi.

Spartak Braho: “Natyrisht gjyqtarë me paga të mira janë më pak të ekspozuar ndaj joshjes apo ndaj veprimeve korruptive”.


Komisioni i ligjeve miratojë një sërë ndryshimesh, të cilat realizojnë përqasjen e legjislacionit tonë me atë Evropian./tvklan.al