Ka filluar sot në mënyrë të organizuar kthimi i kosovarëve nga Shqipëria që kanë kaluar nga pika e kalimit të kufirit të Morinës. Sipas burimeve të Kukësit sot janë larguar 500 kosovarë. Vetëm në orët e para janë larguar tre mijë persona. UNHCR -ja ka ngritur qendra për shpërndarjen e ndihmave. Këto qendra shpërndajnë 200 ton ushqime për ato që kthehen në Kosovë.

Sipas burimeve të UNHCR-së numri i të kthyerve në mënyrë spontane është 279 mijë vetë. Gjithsej janë larguar 15 mijë kosovarë. Sipas UNHCR-së në Shqipëri ndodhen akoma 157 mijë e 600 refugjatë, në Maqedoni 44 mijë e 900, në Mal të Zi 32 mijë e 800 dhe në Bosnjë Hercegovinë 21 mijë. Në mënyrë vullnetare në Kosovë janë kthyer 500 mijë e 600 refugjatë. Paralelisht me kthimin e kosovarëve vazhdon dhe largimi i serbëve nga Kosova./tvklan.al