Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Vazhdon me ritme të shpejta kthimi i të shpërngulurve kosovarë nga Shqipëria në drejtim të Kosovës. Kështu sipas burimeve të UNHCR-së behet e ditur se vetëm dje nga Tirana në drejtm të Kosovës janë kthyer gjashtë mijë kosovër. Sipas këtyre burimeve theksohet se numri i kosovarëve që ishin grumbulluar nëpër kampe ëshët zvogëluar shumë.

Kështu nga 12500 kosovarë jëtojnë nëpër qendra si tek pishinat tek Pallati i Sportit “Asllan Rusi”, etj kanë ngelur vetëm dy mijë. Ndërkohë sipas planifikimit të UNHCR-së sot janë nisur në drejtim të Mjedës nga Kavaja 1500 kosovarë te cilët do të udhëtojnë me tren.

Sipas burimeve nga porti i Durrësit bëhet e ditur se çdo ditë me tragetet që vijnë nga Ankona, Bari e Trieste, zbarkojnë në këtë port një mijë kosovarë, të cilët më pas nisen drejt Kosovës. Kështu sipas statistikave më të fundit të UNHCR-së theksohet se nga Shqipëria në drejtim të Kosovës janë kthyer 305 738 vetë./tvklan.al