Kufizimet e energjisë elektrike do të thellohen për të gjitha qytetet që nuk paguajnë faturën e energjisë elektrike. Ministri i energjitikës, Viktor Doda deklarojë se deri tani qytetet me arkeëtime të vogla si Shkodra, kanë pasur më shumë se ju takon energji elektrike.

“Janë disa rrethe që nuk paguajnë, sic është Shkodra, një pjesë e mirë e Peshkopisë, Kuksi dhe zona të tjera. Ne kemi mbajtur një qëndrim, do të ketë energji për ata që paguajnë ndërësa pjesa tjetër do të ketë kufizim të energjisë. Ne kemi dhënë energji për Shkodrën edhe 24 orë pa ndërprerje dhe nivei i pagesës nuk është rritur “, u shpreh Doda.

Por gjatë debatit për energjinë në parlament deputetja e partisë demokratike, Jozefina Topalli,tha se është e pafalëshme për qeverinë që qyteti i Shkodrës në të cilën ndodhen dy hidrocentrale ka më pak dritë se qytetet e tjera.

“Të shkosh në Shkodër më shumë se 24 orë nuk mund të qëndrosh sepse është njësojë si të shkosh në ferr, un nuk e kuptoj si ne mund të pretendojmë jo të shkojmë në BE apo të na pranojnë në Nato, po as në Avganistan nuk do të na pranonin në ato kushte që është qyteti i Shkodrës, qyetet i cili ka dy hidrocentrale që prodhojnë pjesën më të madhe të energjisë që furnizohet e gjithë Shqipëria, ndërkohë qe ky qytet nga 24 orë 19 orë nuk ka drrita”, u shpreh Jozefina Topalli.

Arkëtimi i energjisë elektrike mbetet kushti kryesorë që donatorët i kanë vënë qeverisë Shqiptare për të vazhduar financimet në këtë sektorë.

“Nuk mund të lejojmë qe kur donatorët na paralajmërojnë se në qoftë se nuk realizoni detyrimet Shqipërisë do ti ndërpritetn të gjitha investimet, dhe investimet janë kolosale, janë të shifrave 250 deri 300 milion euro, prandaj duhet të paguajmë energjinë, energjia është mall si cdo mall tjetër dhe ne në këtë pikë nuk do të tolerojmë”

Ndërkohë parlamenti ka ratifikuar marrëveshjen për projektin e rindërtimit të sektorit të energjisë me një vlerë prej 24 milion eurosh, me Bankën Europiane për rindërtim dhe zhvillim./tvklan.al