Në selinë e Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim të hapur me grupin e parë të aplikantëve në platformën digjitale “Deputeti që duam”. Sipas kryesocilistit, synimi është që në zgjedhjet e 2025, të përzgjidhen më të mirët, ndaj u bëri ftesë të rinjve të aplikojnë në këtë platformë.
Edi Rama, kryetari i PS: Hapi që ju keni hedhur është hap i guximshëm nga momenti i aplikimit deri te momenti i përzgjedhjes do u duhet të gjithëve të tregoni se kush jeni. Kjo është një rrugë e cila ua jep të gjithëve mundësinë, të kuptojnë më shumë nga jeta e brendshme e PS dhe ndërkohë të vazhdojnë të ushqejnë ambicien e tyre për të qenë lider përfaqësues.
Rama, deklaroi edhe ambicien e tij për zgjerimin e Partisë Socialiste të vitit 2030.
Edi Rama, kryetari i PS: Ambicia jonë është tanimë që votojnë të gjithë shqiptarët, edhe ata jashtë Shqipërisë, ne të synojmë që Partia Socialiste e vitit 2030-ës të jetë partia e 1 milion shqiptarëve aktivë.
Në takimin me grupin e parë të aplikantëve në platformën digjitale “Deputeti që duam”, kryeminsitri Rama foli edhe për pensionet.
Edi Rama, kryetari i PS: Duke filluar që këtë vit bonusi i fundvitit të jetë më i lartë seç është ai tradicionali aktualisht që ne në fakt e kemi rritur nga ai që ishte më parë.
Platforma “Deputeti që duam”, sipas Ramës nuk është një tapet i shtruar për të qenë pjesë e partisë socialiste por është një mundësi për të hyrë në këtë forcë politike.
Klan News