Lajme Arkiva – TV Klan 2004

Dollari amerikan u shkëmbye në nivelet më të larta të javës ndaj euros dhe frangës zvicerane, i mbështetur nga të dhënat pozitive të ekonomisë amerikane, të publikuara gjatë ditës së djeshme. Dollari amerikan arriti të vlerësohej pas publikimit të të dhënave, rreth 1% kundrejt monedhave kryesore botërore.

Ndërkohë faktorë kyç për ecurinë e dollarit amerikan, mbetet fakti nëse rezerva federale amerikane do të vazhdojë rritjen e normave të interesit për dollarin, pas rritjes së kryer në Shtator. Normat e larta të interesit i bëjnë depozitat e larta në dollarin amerikan, më tërheqëse për investitorët ndërkombëtar, duke rritur kështu kërkesën për monedhën e gjelbër.

Sipas informacioneve të Bankës Italo-Shqiptare në tregun tonë të brendshëm valutor, dollari ka fituar pikë ndaj lekut, ndërkohë që leku është vlerësuar lehtësisht ndaj euros./tvklan.al