Lajme Arkiva – TV Klan 2004

Dollari amerikan shënoi nivelet më të larta që prej një muaji ndaj monedhës së përbashkët euro. Monedha amerikane shënoi të premten rritjen më të madhe brenda ditës ndaj euros në pesë muaj pas të dhënave se në Nëntor 2004, blerjet e aktiveve financiare amerikane nga të huajit ishin trefishuar.

Tregjet financiare janë në pritje të takimit të sotëm të Ministrave të Financës të eurozonës për të parë nëse do të ketë komente të tjera mbi rritjen e euros dhe vlerësimin e saj mbi 20% ndaj dollarit amerikan gjatë vitit të kaluar.

Sipas informacioneve të Bankës Italo-Shqiptare, në tregun tonë të brendshëm valutor, dollari amerikan është vlerësuar ndjeshëm ndaj monedhës tonë kombëtare, ndërkohë që leku është shkëmbyer i qëndrueshëm ndaj monedhës europiane./tvklan.al