Ndau Bradley Cooper nga Irina Shayk, tani është në krah të një tjetri

Dashuritë e fshehta të këngëtares së famshme Lady Gaga gjithmonë kanë qenë në faqet e mediave rozë. Një vit më parë u aludua se ajo ishte në lidhje me aktorin Bradley Cooper që trazoi marrëdhënien e këtij të fundit me bukuroshen Irina Shayk.

Por në natën e ndërrimit të viteve, Lady Gaga u pa në krahët e një mashkulli misterioz. Ajo priti me të orën 00:00 dhe në atë kohë i dhuroi një puthje pasionante.

Michael Polansky duket se i ka rrëmbyer zemrën këngëtares. Dyshja është parë disa herë në shoqëri të njëri-tjetrit dhe Gaga vendosi të bëjë daljen e parë publike me të.

Këngëtarja shijoi ndeshjen e rëndësishme “Super Bowl” bashkë me partnerin Michael. Michael Polansky, nuk është një person i famshëm. Ai drejton një kompani të madhe dhe është diplomuar në Harvard.

Klan Plus