Skena e Super Bowl do të ndizet nga një tjetër këngëtar i famshëm. The Weeknd ka bërë të ditur për fansat se do të performojë në “Super Bowl” të vitit 2021. Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, këngëtari është shprehur se të gjithë rriten duke shikuar yjet më të mëdhenj të botë duke performuar në Super Bowl.

Për The Weekend kjo është një ëndërr, të cilën ka dashur që t’a realizojë kohë më parë. Emri i vërtet i të cilit është Abel Tesfaye, ai tanimë është një nga yjet më të mëdhenj të dekadës së fundit, me shumë këngë dhe albume.

Albumi i tij i fundit “After Hours” ka arritur të jetë në krye të listës së më të dëgjuarave, ndërkohë që ka fituar deri më tani tre çmime Grammy dhe nëntë çmime muzikore Billboard.

Vitin që lamë pas dy këngëtaret Jennifer Lopez dhe Shakira dhuruan një spektakël të vërtetë. Performanca e tyre 14 minuta është ndjekur nga miliona njerëz kudo në botë dhe në Youtube ka marrë afërsisht 200 milionë klikime.

Ndeshja e madhe do të transmetohet në CBS të dielën e 7 Shkurtit  të vitit 2021, nga stadiumi “Raymond James” në Tampa, Florida. Për shkak të pandemisë në stadium do të ulet në vetëm 20% të kapacitetit. Tifozëve do t’u kërkohet të mbajnë maska ​​dhe do të kenë distancë të paktën 6 metra larg njëri-tjetrit.

Kujtojmë se në Super Bowl e kaluara kanë marrë pjesë këngëtarë si Maroon 5 me Big Boi dhe Travis Scott (2019), Justin Timberlake (2018), Lady Gaga (2017) dhe Coldplay me Beyoncé dhe Bruno Mars (2016) ).

Klan Plus