Një student shqiptar 23 vjeçar nga Barani i Pejës u vra, ndërsa gjashtë të rinj të tjerë shqiptarë u plagosën, si rezultat i shpërthimit të një bombe të hedhur mbrëmë në një lokal në Prishtinë.

Ka pasur të shtëna armësh në afërsi të fshatit Izniq ku janë plagosur dy policë serbë. Të shtëna ka pasur dhe nëpër lagjet e Mitrovicës. Dje janë gjetur të vrarë katër shqiptarë në rrethinat e Pejës, Gjakovës, Podujevës dhe Kaçanikut, ndërsa forcat serbe kanë sulmuar disa fshatra gjatë rrugës Prishtinë-Podujevë.

Kancelari gjerman Shreder dhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Solana u bënë thirrje Beogradit dhe shqiptarëve të Kosovës t’i marrin seriozisht kërcënimet e NATO-s dhe të mblidhen në tavolinën e bisedimeve./tvklan.al

Gazetare: Mirela Milori