Lajme, #edicioniinformativ ora 23:50 data 18 Shtator 2024 #TvKlan #klanlajme

Spiker: Reis Çiço

Headlines 18 Shtator 2024

Shuhet në moshën 44-vjeçare ish-deputeti i PD, Gert Bogdani. Pësoi arrest kardiak

Zi ne politiken shqiptare. Ish-deputeti demokrat, Gerti Bogdani u shua sot ne moshen 44 -vjecare pas nje arresti kardiak qe pesoi rreth mesdites, teksa gjendej ne shoqerine e disa miqve te tij ne nje kafene ne qender te Tiranes.

Qeveria indekson pensionet me 4.1%. Përfitojnë mbi 791 mijë pensionistë

Qeveria vendosi te ideksoje pensionet me 4.1 perqind. Rritja do te nise nga 1 tetori dhe nga kjo shtese do te perfitojne mbi 791 mije pensioniste. Vlera ne buxhet perllogaritet te jete ne 1.69 miliarde leke per 3 muajt e fundit te ketij viti. Mashtrimet me “Plinko”, policia nis hetimet edhe për personat që e reklamojnë në internet

Mashtrimet me “Plinko”, policia nis hetimet edhe për personat që e reklamojnë në internet

Policia nis hetimet per te verifikuar dyshimet se aplikacioni “Plinko” eshte pjese e nje skeme per te mashtruar qytetaret duke perfituar shuma te medha parash . Pjese e hetimeve jane edhe personat qe e reklamojne ate.

Dita e dytë e shpërthimeve me radiomarrëse në Liban. 14 të vrarë dhe mbi 450 të plagosur

14 persona të tjerë humbën jetën dhe mbi 450 u plagosën gjatë një vale të dytë shpërthimesh me radiomarrëse që ndodhën këtë të mërkurë në Liban. Ndersa Hungaria shton misteret duke deklaruar se biperat shpërthyes nuk u prodhuan ne vendin e saj.

Argiros rikthehet në Tirane. Nis provat me orkestrën shqiptare për koncertin në Londër

Këngëtari grek Konstandinos Argjiros është kthyer sërish në Shqipëri, kësaj here për të zhvilluar provat me një orkestër shqiptare për koncertin që do të mbajë në fund të muajit në Londër. Ai thotë se Shqipëria ka instrumentistë nga më të mirët në botë.

/tvklan.al