Lajme, #edicioniinformativ ora 19:30 data 23 Qershor 2024 #TvKlan #KlanLajme

Spiker: Reis Çiço

Nesër sfida me Spanjën, Sylvinho: Kundërshtar i fortë, por në 90 minuta mund të ndodhë gjithçka

Kombëtarja shqiptare mbylli përgatitjet për ndeshjen me Spanjën dhe u zhvendos në Dyseldorf. Trajneri Silvinjo tha se kundërshtari është mjaft i fortë, por skuadra do të luajë për të fituar pasi në 90 minuta mund të ndodhë gjithçka.

Tifozët shqiptarë “pushtojnë” edhe Dyseldorfin për të përkrahur kombëtaren

Barazimi ndaj Kroacisë ka rritur interesin e tifozëve shqiptarë për të ndjekur sfidën ndaj Spanjës. Mijëra shqiptarë kanë mbushur rrugët e Dyseldorfit që një ditë para ndeshjes. Në shkallët e stadiumit pritet të ketë një numër i lartë kuqezinjsh.

UEFA pezullon 2 ndeshje Dakun për thirrjet pas ndeshjes me Kroacinë. Gjobe edhe për federatën

UEFA vendos të pezullojë me dy ndeshje sulmuesin shqiptar Mirlind Daku për shkak të thirrjeve të tij në fund të ndeshjes me Kroacinë. Edhe Federata Shqiptare është gjobitur me 47 500 euro për shkak të sjelljes së tifozëve.

Turizmi rriti çmimet e qirave ditore. Airbnb: Fitimi në një vit deri në 8 mijë USD për banesë

Fluksi i turistëve ka shtuar nevojën për apartamente me qira ditore në Shqipëri. Shifrat e platformës “AIR BNB” tregojnë se listimet e apartamenteve të reja u rritën me 70%, ndërsa fitimi llogaritet deri në 8 mijë dollarë në vit për banesë.

Lufta rriti prodhimin e drithërave. Instat: Fieri, Tirana e Berati me prodhimin më të lartë të perimeve

Konfliktet botërore, siç është lufta në Ukrainë kanë ndikuar që për vitin 2023 të rriten prodhimet bujqësore në Shqipëri. Shifrat e INSTAT tregojnë se në qarqet Fier, Berat e Tiranë ka pasur rritje të prodhimit të perimeve.

/tvklan.al