Aktori turk, Tolgahan Sayisman dhe misi shqiptar, Almeda Abazi janë bërë prindër të një djali të shëndetshëm mëngjesin e sotëm.

Foshnja e sapoardhur në jetë, i cili do të quhet Efehan, ka lindur në orën 05:12 në një spital privat në Stamboll.

Lajmi bëhet i ditur nga media turke, e cila citon mjekun e Spitalit Acıbadem Altunizade, Prof. Dr. Çağlar Çuhadaroğlu, të ketë thënë se “djali i Tolgahan dhe Almeda Sayisman erdhi në jetë 3 kilogramë e 285 gramë, 50 cm i gjatë. Gjendja shëndetësore e foshnjës dhe nënës është shumë e mirë. U urojmë jetë të gjatë dhe të shëndetshme.”

27-vjeçarja është e martuar me aktorin e famshëm turk, Tolgahan Sayisman prej Shkurtit të vitit 2017. Efehan është fëmija i parë i tyre. /tvklan.al