Ledian Memushaj do t’i bashkohet Berat Gjimshitit te Benevento. Sipas “Gazzetta dello Sport” gjithçka ka përfunduar dhe pritet vetëm zyrtarizimi. Mesfushori i Kombëtares do të kalojë në formë huazimi me detyrim blerje për 1 milionë euro.

Skuadra e Pescara ku Memushaj luan prej disa sezonesh u rikthye në Serie B, por 30-vjeçari ka ende vlera për të luajtur në nivele të larta. Benvento për të përballur pjesëmarrjen në Serie A po afron lojtarë cilësorë që mos të jetë kalimtar në grupin e më të mirëve.

Ledian Memushaj vëzhgohej nga shumë ekipe brenda dhe jashtë Italisë, por duket se projekti i Benevento e ka bindur mesfushorin vlonjat. Në këtë sezon të Serie A aktivizohen lojtarë të Kombëtares edhe te Napoli, Lazio, Atalanta dhe Crotone.

Tv Klan