Mesfushori shqiptar shënon në barazimin e abrucezëve

Ledian Memushaj i dha një tjetër pikë Pescarës në garën për të qëndruar në Serinë B në Itali.

Mesfushori i Kombëtares realizoi gol nga goditja standarde në barazimin 1–1 me Frozinonen në stadiumin “Adriatiko”.

Ky ishte goli i katërt për Memushajn në këtë sezon. Kur kanë mbetur edhe 3 javë deri në fund Pescara duhet të marrë maksimumin që t’i shpëtojë rënies.

Tv Klan