Avokati i Nikollë Lesit Spartak Ngjela dhe avokati i Fatos Nanos Fatmir Braka kanë depozituar prokurat dhe provat përkatse në seancën pregatitore të proçesit për fyerjen në Gjykatën e Tiranës. Lesi ka botuar një editorial me një kopje vendimi qeverie ku denoncon se kryeministri ka firmosur për të shpërblyer veten me disa rroga shpërblim në kundërshtim me ligjin. Pas ksaj kryeminsitri ka kërkuar dëmshpërblim prej katër milionë lekësh nëpërmjet një padie gjyqsore duke konsideruar editorialin e Lesit fyerje. Avokati Ngjela deklaron se padia nuk është e rrregullt dhe nuk ka subjekt.
Spartak Ngjela: “Padia është individuale, nuk është, nuk mund të ketë padi abstrakte kolektive. Kjo është, pastaj ka disa gjëra të tjera të, ka një vendim të Kshillit të Ministrave i cili është real. Gazeta ka bërë interpretimin e vet. Ndërsa avokati i Nanos përjashton çdo mundsi që palët të merren vesh pa u proçeduar në gjykatë. Sipas avokat Brakos, tashmë janë depozituar provat për fillimin e proçesit gjyqsor.
Fatmir Braka: “Shtrimin e kompromisit e kanë palët, ne të dy përfaqsusit që ishim në gjykim nuk e kishim këtë drejtë.”
Padinë e kryeminsitrit kundër botuesti të gazetës “Koha Jonë” do ta shqyrtojë gjyqtari Gert Hoxha. /tvklan.al