Emisioni “Opinion” u fokusua mbrëmjen e sotme te librat që janë botuar me rastin e 100 vjetorit të shtetit shqiptar. 100 vjetori ka sjellë një numër shumë të madh botimesh, intensifikim të titujve nga më të ndryshmit, si ato që lidhen me vitet e para të egzistencës së shtetit shqiptar dhe që janë më të shumtë e deri tek ato që trajtojnë momente të caktuarat ë historisë 100-vjeçare të këtij shteti.

Për të diskutuar mbi këto botime në emisionin “Opinion” ishin të ftuar autori i librit “Shqipëria, ankthi, ëndrra” Amik Kasoruho, historiani Pëllumb Xhufi, autori i librit “100 vjet pavarësi: Flamuri që ringjalli një komb” Mojkom Zeqom, autori i librit “Pavarësia, udhëtimi i paharruar i Ismail Qemalit” Ilir Ikonomi, autori i librit “Shqipëria 1911-1914” Romeo Gurakuqi dhe shkrimtari Preç Zogaj.  

Në pjesën e tretë të emisionit ndoqët një intervistë përmbledhëse me një autore britanike, Nicola Guy, e cila ka trajtuar çështjen e egzistencës së SHqipërisë, të tilluar “Lindja e Shqipërisë”, përmes arkivave të Konferencës së Londrës në vitin 1913, Konferencës së Parisit në  vitet 1919-1920./tvklan.al