Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Gazetari:- A ka lëvizje të popullatës nga Malësia e Madhe në Shkodër?

Korespondenti Ermali:- Nuk mund të flitet për lëvizje të popullatës nga Malësia e Madhe për në Shkodër apo gjëra të tilla. Mund të them se gjendja këtej është tepër e qetë dhe popullsia vendase ka vazhduar jetën normalisht, duke ndjekur me vëmendje ngjarjet të vëmendshëm për tju përgjigjur çdo agrsioni.

Gazetari:- A ka lajme nga kufiri dhe zonat kufitare?

Korespondenti Ermali:- Po sapo ka mbrritur një lajm nga zona e Kukësit, pra nga divizioni i Kukësit, zëdhënësi ka bërë të ditur që sot rreth orës 7 të mëngjesit është sulmuar nga përtej kufirit nga forcat serbe posta kufitare e Dobrunës dhe gjatë këtij sulmi është plagosur komandanti i kësaj poste kufitare Emërli Neza 35-vjeçar. Ky është incidenti më i fundit që ka mbrritur./tvklan.al

Gazetar – Aleksandër Çipa