Mëngjesin e së dielës erdhi në jetë Efehan, fëmija i parë i aktorit turk, Tolgahan Sayisman dhe ish-missit shqiptar, Almeda Abazi.  Fatmirësisht si bebja edhe nëna gëzojnë shëndet të plotë, por tepër i emocionuar, aktori turk, i cili nuk e la vetëm për asnjë moment bashkëshorten shqiptare në sallën e lindjes, thotë se procesi ishte tepër i vështirë dhe zgjati shumë.

Jam shumë i emocionuar dhe shumë i lodhur. Lindja zgjati shumë. Kam hyrë në sallë, por nuk e kisha menduar kaq të vështirë. E përgëzoj bashkëshorten time. Lindja normale nuk qenka aspak e lehtë. Dua t’i jap një medalje Almedës. Lindja zgjati 12 orë. Nuk kam fjalë ta përshkruaj atë ndjesi. Unë jam një njeri që qaj me vështirësi, por edhe gurët pëlcasin.

Po Efehan kujt i ngjan më shumë? “

Të gjithë që e shikojnë thonë se më ngjan shumë. Tek pjesa e gojës i ngjan nënës, por pjesa sipër është kopje e imja. Edhe Almeda sa e mori në dorë ‘është kopja jote’ më tha. Do të shpërndajmë edhe foto së shpejti”

, tha Sayisman, i cituar nga “Hurriyet”.

Aktori 37-vjeçar tregoi edhe frikën që kishte përjetuar në sallën e lindjes.

Para se të lindte (Efehanit) i thosha ‘të dua shumë’, tani i them: “bir, më frikësove shumë’.

”/tvklan.al