Zonja Liri Berisha dhe fondacioni i saj “Fëmijët Shqiptarë” janë gjendur në krah të 230 vogëlushëve jetimë të qytetit të Kavajës. Me rastin e festave të fund vitit, bashkëshortja e kryeministrit u ka shpërndarë atyre dhurata dhe ndihma ushqimore.  Zonja Berisha ka kërkuar që mbështetja për këta fëmijë të mos jetë vetëm në raste festash.

Liri Berisha: “Sot kam kënaqësinë që jam midis jush dhe që urimin e parë në fillimin e këtyre festave vij e jap në Kavajë tek ju. Unë dua t’u bëj dhe premtimin që fondacioni “Fëmijët Shqiptarë” ka qenë dhe do jetë gjithmonë pranë problemeve tuaja jo vetëm shëndetësore, jo vetëm të edukimit shkollor dhe kulturorë, por edhe për raste të tilla gëzimi festash dhe hareshë. Ju uroj dhe njëherë Gëzuar Vitin e Ri! Mbarësi dhe suksese”.

Aktiviteti i bamirësisë  u përshëndet  edhe nga fëmijët e qendrës kulturore të Kavajës në bashkëpunim me institutin kombëtar të integrimit të jetimeve. Kavaja renditet një nga qytetet me numrin më të madh të jetimëve në vend./tvklan.al

Gazetare: Enkelejda Arapi