Mungon vetëm zyrtarizimi, gjithsesi, Liverpool ka zgjedhur Arne Slot për të ardhmen. Trajneri 45-vjeçar ka bindur drejtuesit e “The Reds” për të qenë pikërisht ai pasuesi i Jurgen Klopp në “Anfield Road”. Një skenar që kishte dal në dritë prej kohësh, por vetëm tani ka marrë edhe konfirmimin nga të dy palët.

Liverpool po përgatitet për sezonin e ardhshëm dhe me Slot në pankinë gjërat duket se do të jenë të destinuara për të synuar sërish titullin kampion në Angli. Ulja e holandezit në pankinën e “The Reds” do shuante edhe shpresat e Rubin Amiron të Sportingut të Lisbonës për të marrë drejtimin e kësaj skuadre.

Detajet nuk bëhen të ditura, gjithsesi, e sigurt është fakti që trajneri aktual i Fejnord është i zgjedhuri i Liverpool për tu rikthyer tek lavdia. Për Klopp, takimi i kësaj të diele ndaj Uolves do të jetë i fundit në stolin e Liverpool pas qëndrimit të tij 9-vjeçar, ku fitoi tituj të rëndësishëm.

Gjermani fitoi Ligën e Kampionëve me Liverpoolin në 2019 dhe e pasoi atë me një titull në Premier League në 2020 së bashku Botërorin për Klube dhe Superkupën Europiane. Gjithashtu nën drejtimin e anglezëve, ai fitoi edhe FA Cup dhe Kupën e Ligës.

Klan News