‘The Reds’ me 47.7% do ngrejnë lart trofeun, rënie e City, Arsenal në vendnumëro

Barazimi pa gola mes Manchester City dhe Arsenal favorizon Liverpool në garën për titullin e Premier League. Nëntë javë para fundit “The Reds” kanë 2 pikë më shumë se londinezët, por edhe tre pikë të distancuar nga kampionët në fuqi, Manchester City.

Pika e marrë ndaj Arsenal ndal disi hovin e Manchester City, me shanset e tyre që ranë nga 45.9% në 33.5%. Barazimi i dytë radhazi dhe i treti në 6 ndeshjet e fundit të kampionatit, për t’i dhënë një shtysë të madhe Liverpool.

Shifra që nuk ndihmojnë aspak ekipin e Pep Guardiolës, që për herë të parë shikon kaq pak mundësi për të ruajtur titullin kampion në fund të sezonit. Forma jo e mirë në Premier League mund të shfrytëzohet në maksimum nga ekipi i Klopp që i rriti shanset me 12.4% dhe tashmë gjendet në kuotën e 47.7% të mundësive për triumf.

Shanset e Arsenal ndërkohë mbeten të qëndrueshme në 18.8%, Megjithatë, me nëntë ndeshje deri në fund, thënë ndryshe me 27 pikë në lojë, gjithçka mund të ndodhë në një kampionat si Premier League ku befasitë janë të mëdha.

Klan News