Fitorja e titullit kampion në Kampionatin e Futbollit për sezonin 2022-23 ka sjellë edhe një shpërblim prej 150 milion Lekësh për ekipin e Partizanit nga Bashkia e Tiranës.

Ky është një premtim i mbajtur nga Bashkia e Tiranës, e cila vijon traditën e shpërblimit të skuadrave të kryeqytetit që fitojnë tituj kombëtarë dhe ndërkombëtarë.

Erion Veliaj: Jep një kontribut, i cili me shpresë do të vazhdojë ndër vite. Teksa secila prej skuadrave të kryeqytetit shpërblehet me një shumë, e cila është sot shuma më e madhe që jep një bashki – 150 milionë lekë të vjetra, ky shpërblim vjen si nxitje për të sjellë sa më shumë kupa në Tiranë dhe për të filluar, ndoshta edhe nëpërmjet këtij incentivizmi, një garë më të fortë dhe një vëmendje më të madhe në sport.

Teksa u shpreh krenar për kontributin e dhënë, kryebashkiaku theksoi se puna do të vijojë më tej, sa u përket projekteve në fushën e sportit dhe terreneve sportive në kryeqytet.

Klan News