Filloreta Kodra: “Në projektbuxhetin e paraqitur nga qeveria nuk janë analizuar dhe as vlerësuar rreziqet serioze që vijnë nga kriza globale ekonomike, financiare. Ndikimet e fushatës elektorale në vitin 2009, problemet që ka dhe gjendja ekonomike, financiare e KESH-it, rritja e çmimeve në tregun ndërkombëtar. Kryeministri Berisha në këtë rast është shembulli më i keq i reminishencave të së kaluarës që vazhdon të përsërisë se Shqipëria do të jetë një fanar ndriçues në Evropë, ndërkohë që Shqipëria është vendi më i varfër i Evropës.”/tvklan.al