Lajme Arkiva – TV Klan 2004

Sokol Dervishi: “LSI konsideron, se është detyrë e shtetit të godasë veprimet e paligjshme dhe autorët e tyre në gjithë territorin e vendit. Gjithashtu LSI shpreh shqetësimin e saj për politizimin e përsëritur të këtyre ngjarjeve, nga forca të caktuara politike dhe në veçanti nga Partia Demokratike. Duke mbështetur zbatimin me korrektesë të ligjit edhe në Lazarat, LSI i kërkon qeverisë të ndërmarri iniciativa konkrete për zhvillimin social ekonomik të Lazaratit, e në veçanti, për ndërtimin e veprave publike, si ujësjellësi etj.”/tvklan.al