Lajme Arkiva – TV Klan 2004

Rrudhet Partia Sicialiste. Lëvizja Socialiste për Integrim pretendon, se vetëm në bazë të formularëve të anëtarësimit i ka marrë partisë qeverisëse mbi 6 mijë anëtarë, mes të cilëve ish-funksionarë dhe drejtues të kësaj partie.

Spartak Braho: “Lëvizja ka futur në gjirin e saj rreth 12 mijë anëtarë, gati 50% janë anëtarë të PS dhe këtu përfshihen dhjetëra edhe funksionarë, drejtues komunash, bashkish, këshilltarë, të cilët janë larguar me bindje nga anëtarësia e PS.”

Për kandidatët e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare, kjo lëvizje do të ndjekë kritere të ndryshme nga socialistët, duke promovuar figura të reja të spektrit të majtë.

Spartak Braho: “Do të ketë kandidatura të cilat kanë reputacion në zonat e tyre, që përfaqësojnë realisht shtresat elektoratit socialistë, jo atë që p[o ndodh dhe që po mundohet të qëmtojë Nano gjatë kuvendimit të madh, shoqërohet nga doganierë tatimorë, biznesmenë, të cilët në justifikimin e kandidatëve nga shoqëria civile, kërkon t’i paraqis kandidaturat PS.”

Përsa i takon konkurrimit në 100 zonat elektorale, nuk priten shumë ndryshime. Drejtuesit e njohur të lëvizjes, si Meta, Brokaj, Braho, Muçi, Prifti, Alushi etj, do të kandidojnë në po të njëjtat zona zgjedhore./tvkan.al

Gazetare: Arta Tozaj