Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Lucio Dalla do të rikthehet në skenën e Teatrit Ariston të Sanremos, në edicionin e ri të Festivalin e muzikës së lëhtë Italiane. Pas 28 vjetësh mungesë në Sanremo, Lucio Dalla ka vendosur të këndojë në këtë festival si i ftuar kengët e repertorit të tij aq të njohura dhe për shqiptarët.

Në Hotel Tirana në krah të Ministrit të Kulturës Edi Rama, Lucio Dalla ka paraqitur një pjesë të të fshehtave të koncertit të tij live në të cilën do shoqërohet nga orkestra simfonike e Radio Televizionit Shteteror. Kantautori Italian Lucio Dalla ka motivuar dhënien e së drejtës së regjistrimit për njërin nga stacionet televizive shqiptare vetëm për 15 minuta për arsye imazhi dhe të së drejtës së autorit.

I pyetur nga TV Klan, Dalla mohoi akuzat për kopjim të melodive të ndonjë muzikanti tjetër në këngët e tij. Sipas tij sot muzika është planetare dhe është e vështirë të këtë gjithnjë muzikë origjinale. Duke parë interesin e madh të publikut shqiptar për koncertin e Luco Dales, Ministri Kulturës Rama iniciator i ftesës për kantautorin italian, shprehu ëndrrën e tij që ky koncert të zhvillohej në Sheshin “Skënderbej” ndërsa Dalla premtoi se kjo ëndërr e shqiptarëve së shpejti do bëhet realitet./tvklan.al

Gazetar – Vladimir Lame