Kryeministri Edi Rama zhvilloi një vizitë zyrtare në Romë. Kreu i qeverisë u takua edhe me Ministrin e Jashtëm Italian Luigi Di Maio të cilët biseduan për marrëveshjet dhe bashkëpunimet që do të zhvillohen mes dy vendeve. Ai shprehu falenderimet e tij të gjithë ministrave të pranishëm.

“Sidoqoftë përfaqësojnë disa kolona të bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Italisë, që janë temat e drejtësisë, sigurisë më në fund për të mbërritur në këtë punë të përbashkët mes nesh që jam shumë, shumë i bindur se ky do të sjellë fryte konkrete vitin e ardhshëm dhe unë shpresoj që do të jem pjesë dhe bashkë me të tjerët këtu që do të mirëpresim ty dhe të gjithë ministrat e përfshirë për të vazhduar punën së bashku brenda kësaj jave italiane që duam të organizojmë“, deklaroi Rama.

Ministri i Jashtëm italian, Luigi Di Maio, shprehu mbështetjen për Shqipërinë në rrugën drejt anëtarësimit evropian dhe hapjen e negociatave.

Unë dua të konfirmoj mbështetjen tonë për Shqipërinë në rrugën e antarësimit evropian, hapjen e negociatave para fundit të vitit i cili do të jepte mësazh optimizmi për të gjithë rajonin e Ballkanit. Tani kemi objektim që në muajt të ardhshëm ti kemi operative idetë, ti konkretizojmë angazhimet që kemi ndërmarrë në të gjithë sektorët stategjike pra infrastrukturë dhe modernizim”, tha Di Maio./tvklan.al