Një kotele që ishte bllokuar aksidentalisht në një lavatriçe me një temperaturë prej 60 gradësh ka shpëtuar për mrekulli.

Pronarët e saj nuk e kishin vënë re që macja e tyre Bobby kishte hyrë brenda lavatriçes për të bërë një sy gjumë.

macja 2

Këtë gjë ata e vunë re pas zhurmave të çuditshme që dëgjuan nga korridori dhe më pas nxituan menjëherë drejt makinës larëse.

Pas kësaj ata e dërguan menjëherë macen tek një spital kafshësh në Nottingham, ku falë ndërhyrjes së shpejtë të veterinerëve macja arriti të shpëtonte.

Pronarja e maces tha se kjo gjë kishte ndodhur dhe më parë, pasi macja ngjitej disa herë në lavatriçe për të fjetur, por këtë herë ata nuk e kishin vënë re praninë e saj./tvklan.al