Dëmtimi ndaj Tottenham ka rezultuar tepër i dhimbshëm për Ederson. Portieri i Manchester City do të mungojë në dy ndeshjet vendimtare të sezonit, pasi për problemet me sytë humbet sfidën me Uest Hem, por edhe finalen e FA Cup kundër Manchester Junajtid.

Takime që duhet fituar nga ana e skuadrës së Pep Guardiolës për të koleksionuar fituar tituj. Në këtë mënyrë, braziliani nuk do të jetë në fushën e lojës, për të qenë kështu jashtë planeve të Cityt në përballjet më të rëndësishme.

Ederson ka pësuar një frakturë në syrin e tij të djathtë dhe ënjtja ka bërë që shikimi të jetë i dobët. Kjo do të jetë hera e dytë këtë sezon që Ortega do startojë si titullarë në sfidat e Cityt, pasi më herët e bëri një gjë të tillë në 4 ndeshje radhazi.

Ortega bëri disa ndërhyrje kyçe kundër londinezëve, teksa ka luajtur në çdo raund të FA Cup dhe Carabao Cup në dy sezonet e fundit. Ecuri që gjithsesi rrit besimin e Guardiolës tek cilësitë e gjermanit, i gatshëm për t’i dhuruar dy trofe gjigantit anglez.

Klan News