Fat i njëjtë edhe për Chermen Valiev në Lojërat Olimpike të Parisit. Rusi i natyralizuar në kuqezi përsëriti të njëjtin skenar me atë të Zelimkhan Abakavor në peshën deri në 74 kilogramë të stolit të lirë në mundje.

26-vjeçari arriti të kalonte në çerekfinalet e garës pasi eliminoi me shumë vështirësi azerin, Turan Bayramov. Me përmbysje, Valiev kaloi 4-3 në mesin e 8 sportistëve të mirë të mundjes.

Por përballë atletit nga Uzbekistani, Jamalov Razambek ai dështoi për të kaluar më tej, për t’u mposhtur në çerekfinale 6-5 duke shuar ëndrrën e shqiptarëve për një medalje olimpike.

Pas eliminimit të Abakarov dhe Valiev, nesër është radha e rusit tjetër, Islam Dudaev që në peshën deri 64 kg të përfaqësojë Shqipërinë në mundje. Dudaev është shpresa e vetme e mbetur për Shqipërinë që të kërkojë medaljen e parë historike në Lojërat Olimpike.

Klan News