Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Në këtë fabrikë të tullave të improvizuar, punëtorët janë ngritur në protesta për të kërkuar rritje rroge. Ndërsa drejtori i fabrikës mbahet pengë nga protestuesit. Ndërkohë reparti i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë numër 711, ngarkohet me misionin e çlirimit të drejtorit nga pengmarrësit dhe evakuimin e ndërtesës së fabrikës. Njëri prej demonstruesve qëllon mbi policinë me armë duke plagosur dhe njërin prej tyre.

Gjithashtu gjatë demonstrimit për menaxhimin e turmave, në raste proteste në repartin 711 të FNSH-së, u kryen edhe improvizime se si ndihmon policia popullsinë civile në rastet e rënies së zjarrit në godina publike. Pas përfundimit të demonstrimeve, ku dhanë ndihmesën e tyre dhe forcat e misionit MAPE në Shqipëri, për efektivat e repartit 711, u ndanë edhe diplomat. Gjatë kësaj stërvitje merrte pjesë edhe drejtori i përgjithshëm i policisë zoti Bilbil Mema./tvklan.al